Prokuroria, 36 vjet burg trafikanteve te droges

21/10/2009 08:15

Prokuroria e Krimeve te Renda ka kerkuar 36 vjet burg per tre persona te akuzuar per trafik lendesh narkotike.

Te pandehurit Edmond Caci, Vladimir Tusuni dhe Hajri Buci akuzohen se kane tentuar te kalojne nga Shqiperia ne Greqi nje sasi prej 212 kilogramesh lende narkotike te llojit hashash. Prokuroria pretendon se gjate shqyrtimit gjyqesor, te pandehurit kane kryer veper penale dhe i kerkojne gjykates ne konkluzionet perfundimtare denimin e cdo te pandehuri me 12 vjet burg.

Sipas prokurorit Behar Dibra, dy te pandehurit, Edmond Caci e Hajri Buci, nen urdhrat e Vladimir Tusunit, kane ngarkuar makinen e ketij te fundit te tipit “Opel Fuoristrada”, me targa GJ 9014 A, me 212 kilograme hashash e paketuar ne 122 pako te mbeshtjella me natriban dhe te futura ne 4 canta dhe ne disa thase plastmasi dhe jane nisur ne drejtim te kufirit grek.

“Ka qene paraditja e dates 16 dhjetor 2006, kur i pandehuri Edmond Caci ka rene dakord me te pandehurin Vladimir Tusuni qe me makinen e ketij te fundit te transportonin nje sasi te konsiderueshme hashashi nga fshati Bulo e Gjirokastres per ne kufi me shtetin grek, ne fshatin Catister ku prisnin disa persona qe do transportonin drogen ne Greqi me pas.

Pasditen e dates 16 dhjetor, Vladimiri i ka telefonuar Edmondit dhe i ka dorezuar makinen per te transportuar drogen deri ne kufi. Edmondi ka marre makinen dhe eshte nisur ne fshatin Bulo, ku eshte ngarkuar me ndihmen e te pandehurit Hajri Buci me drogen ne makine dhe jane nisur ne drejtim te kufirit grek”, tha dje prokurori, gjate leximit te pretences perfundimtare.

Sipas tij, pasi kane bere rreth 15 minuta rruge me makine, ne segmentin rrugor te Laboves kane vene re nje patrulle policie, qe u ka bere me shenje te ndalonin. I pandehuri Edmondi nga frika ka shtuar shpejtesine e makines dhe kur ka vene re qe makina e policise u eshte vene nga pas, ka devijuar nga rruga, ka ndaluar makinen dhe te dy kane ikur me vrap, duke i ikur policise dhe kane braktisur makinen me droge ne fushe. Pas gjetjes se droges policia ka sekuestruar drogen dhe ka arrestuar te pandehurin Vladimir Tusuni dhe ka shpallur ne kerkim te pandehurit Edmond Caci dhe Hajri Buci.
 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA