Policia rrugore bllokon edhe 214 leje qarkullimi

21/10/2009 08:45

Vazhdojne masat rrugore dhe kontrollet e shumta per kundervajtesit.

Kontrolle dhe masa ndeshkuese jane ndermarre gjate tri diteve te fundit, ku jane pezulluar per mosshlyerje te detyrimeve 214 leje qarkullimi te mjeteve, nderkohe qe ne 65 raste jane shlyer detyrimet dhe jane kthyer lejet u jane rikthyer poseduesve.

Nga shlyerja e detyrimeve qe rrjedhin nga kundervajtjet administrative, u arketuan nga Posta Shqiptare 1060 masa administrative te likuiduara. Sherbimet e Policise se Tiranes theksojne se do te vazhdojne me intensitet punen per parandalimin e aksidenteve ne rruge dhe ne krijimin e lehtesirave per levizjen e lire te mjeteve, ne perputhje me legjislacionin rrugor, me qellim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore.

Ne kete kuader, kontrolle te shumta po ushtrohen ne drejtim te vendosjes se rripave te sigurimit, kaskes mbrojtese, kontrollit te shpejtesise, perdorimit te alkoolit nga drejtuesit e mjeteve dhe parkimet e gabuara. Po ashtu, kontrolle te vazhdueshme do te ushtrohen kryesisht per parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe ne akset e qytetit te Tiranes.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA