Jo gjithmone mjeket e spitalit nr. 5, ku shtrohen personat me probleme mendore, mund t’i dalin zot vetes.
Ndonjehere, ata kerkojne edhe ndihmen e policise per te normalizuar gjendjen. Keshtu ka ndodhur edhe dy dite me pare, kur nje i semure mendor, i shtruar ne spitalin nr. 5, ne Tirane, ka kercenuar me jete nje doktor.
Ka qene mjeku, i cili i ka telefonuar pasditen e se henes ne sallen operative te policise se pacienti i tij po e kercenonte dhe qe nuk mund te nderhynte per ta qetesuar. Burime nga policia thane se pacienti i semure mendor ndodhej nen efektin e krizave nervore dhe ka ndjekur dhe kercenuar ne ambientet e spitalit nr. 5, mjekun.
Pas tentativave te deshtuara per te qetesuar te semurin, doktori ka kerkuar ndihmen e policise. Forcat e policise mberriten menjehere ne ambientet e spitalit, ku mbahen te semuret mendor per te neutralizuar veprimet e pacientit. Por pas mberritjes se forcave te policise, i semuri ishte qetesuar dhe situata ka kaluar pa probleme.
Ne keto kushte, policia ka kontaktuar me mjekun qe kishte telefonuar, i cili ka dhene vetem nje deklarate dhe nuk ka denoncuar per me tej. Ai ka shpjeguar se me pas kishin nderhyre mjeket e tjere dhe i kishin dhene qetesues te semurit, i cili here pas here shfaqte kriza.
Top Channel