Denoncimi i ndersjelle, nen hetim hajduti dhe i demtuari. Pasi i ka vjedhur materialet e ndertimit ne banese, jo vetem qe e ka denoncuar ne polici, por edhe ka dashur te hakmerret ndaj hajdutit, duke i djegur motorin.
Ndersa ka arrestuar ne flagrance shtetasin Emiliano Kocia, 18 vjec, lindur ne Diber dhe banues ne Fushe-Kruje, policia ka nisur procedimin penal edhe per Luan Talin, 44 vjec nga Fushe-Kruja.
Arrestimi i 18-vjecarit u be pasi ka tentuar te vjedhe materiale ndertimi, kryesisht hekur ne banesen e shtetasit Luan Tali ne lagjen “Magaze” te qytetit te Fushe-Krujes. Pronari i shtepise, Tali e ka pare dhe ka nderhyre menjehere. Nga deklarimi i te arrestuarit Emiliano Kocia, 44- vjecari Luan Tali i ka djegur motorin e tij tip “Piaggio” ne kohen kur ky ka hyre per te vjedhur ne shtepine e tij.
Keshtu te dy do te perballen per vepra te ndryshme penale me organet e hetimit dhe drejtesise ne Kruje. I pari per vjedhje ne tentative ndersa i dyti per shkaterrim te prones me zjarr.
Top Channel