
210 kilovate ore energji ne muaj jane te pamjaftueshme per nevojat baze te nje familjeje, qofte kjo edhe me te ardhura te uleta.
Gjergj Simaku, ish-drejtor i Agjencise se Energjise dhe nje nga ekspertet me te njohur te fushes, perllogarit me zera konsumin baze te energjise per nje familje, duke filluar nga gatimi.
“Ju hapni nje plitke qe eshte te pakten 2 kilovate. Per nje ore harxhohen 2 kilovate. Por 1 ore nuk mjafton per te gatuar. Ne perdorim 3-4 poste per te gatuar. Keshtu qe 80 deri ne 100 kilovate jane gatim”, thote Simaku.
Minimalisht 50 kilovate ore te tjera do te konsumoheshin vetem nese ndizet drita 5 ore ne dite.
“Po te marrim ndricimin kemi deri ne 500 vate ne 1 ore, per 5 ore te nates me nga 300 vate i thone 1500 vate ne dite”, sqaron Simaku.
Nje tjeter nevoje elementare eshte ajo e ujit te ngrohte, edhe ky i llogaritur me kufizime. “Nuk po marrim rastin e larjes perdite, por nje here ne dy dite. Bulieri, qe eshte 2 kilovate, duhet te rrije hapur 3 here ne jave per te pakten 5 ore, i thone edhe ketu 80 kilovate”, sakteson me tej Simaku.
Vetem per keto tre zera me konsum minimal dhe te domosdoshem, pra dy ore gatim ne dite, 5 ore ndricim dhe 2 larje ne jave, konsumi i energjise per nje familje me kater veta dhe me shume kursime do te shkonte minimalisht 250 kilovate ore ne muaj, pa e ndezur asnjehre televizorin dhe pa larre asnje here rrobat me lavatrice, ndersa firgoriferi as qe duhet.
Top Channel