Elbasan, sulmon kreun e ALUIZNI-t

21/10/2009 08:40

Ishte shpallur ne kerkim nga ana e policise, pasi kishte goditur ne krye te detyres  kreun e zyres se legalizimeve te Prefektures se Elbasanit, Ditor Musaj.

Sipas burimeve zyrtare te policise, rreth ores 08:10, te se henes, nga ana e Komisariatit te Policise Elbasan eshte bere e mundur kapja dhe shoqerimi i 37-vjecarit Hysen Peza, lindur dhe banues ne lagjen “Qemal Stafa” Elbasan.

Sipas te njejtave burimeve, Peza me daten 27 shtator te ketij viti ka goditur e kanosur per shkak te detyres 61-vjecarin Ditor Musaj, lindur ne Lushnje dhe banues ne lagjen “Brigada 17 Sulmuese” Elbasan.

Nderkohe, nga burime jozyrtare, konflikti kishte lindur ne zyren e kreut te Legalizimeve qe drejtohet nga Musaj per shkak te procedurave te vonuara te nje prone per te cilen Peza priste prej shume kohesh legalizimin. Materialet iu kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Elbasan per vepren penale “Goditje per shkak te detyres” dhe “Kanosje per shkak te detyres”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA