Durres, procedim penal ndaj biznesmenit italian

21/10/2009 11:05

Antikrimi ekonomik i Durresit ka nisur procedimin penal ndaj nje biznesmeni italian ne vendin tone qe ka mashtruar permes dokumentave false duke terhequr nje sasi te konsiderueshme parash nga nje filial banke ne qytetin bregdetar.

Hetimet per mashtrim dhe falsifikim dokumentash kane nisur ne mungese ndaj shtetasit Viti Ludovico, 48 vjecc nga Bari dhe me banim ne Torino te Italise.

48-vjecari eshte administrator i shoqerise “LVL Import Eksport” me seli ne Kucove. Nepermjet perdorimit te nje dokumenti fals te “Intesa SanPaolo Bank” me qender ne Avigliana te Italise, biznesmeni ka mashtruar drejtorin e kesaj banke ne Durres duke i marre nje shume prej 15 000 eurosh.

Ne baze te dokumentit te paraqitur nga llogaria e tij ne Itali ishin xhiruar per ne llogarine e tij ne Shqiperi 450 000 euro. Ne baze te ketij dokumenti filiali i Durresit i ka dhene shumen e kerkuar bisnesmenit italian qe ne shkurt te ketij viti, por me pas eshte zbuluar mashtrimi dhe bere denoncimi.

Grupi hetimor ka sekuestruar ne cilesine e proves dokumentin e leshuar nga banka italiane, si dhe dokumentacionin e terheqjes se parave ne degen e Durresit.

Top Channel