BERZH: Ekonomia ne ngerc

21/10/2009 19:45

Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim deklaron se pasojat e plota te krizes ne ekonomine shqiptare kane filluar te ndihen vetem ne gjysmen e dyte te vitit.

“Po te shohesh ne gjysmen e pare te vitit, ekonomia ka patur nje rritje te forte me rreth 4 deri n 5 per qind. Por ne mendojme se ne gjysmen e dyte te vitit ka filluar nje renie, e cila do e zbrese rritjen mesatare vjetore ne tre perqind per vitin 2009. Pra ekonomia ka patur nje rritje te larte ne gjashte muajt e pare te vitit, nje kontraktim te forte te pritshem ne gjashtemujorin e dyte te ketij viti, tendence e cila do te vazhdoje edhe vitin e ardhshem, ku rritja ekonomike mendohet te jete rreth 1.6 perqind”, ka deklaruar Daniel Berg, drejtor i zyres se BERZH ne Tirane.

Ne raportin mbi ekonomite ne tranzicon, te publikuar vetem pak dite me pare, Berg veren se ekonomia shqiptare po perballet me tkurrje te flukseve valutore nga jashte, si pasoje e renies se dergesave dhe eksporteve, te cilat pritet te vazhdojne.

BERZH thote se nje tjeter risk qe duhet monitoruar mbetet edhe ecuria e financave publike.

“Ka disa rreziqe qe lidhen me deficitin e larte tregtar. Po keshtu, deficiti buxhetor eshte ne rritje. Edhe pse kjo nuk eshte nje situate alarmante, mendoj se eshte e mjaftueshme per t’u shqetesuar. Qeveria duhet te monitoroje shpenzimet e saj dhe mund t’i duhet te shkurtoje disa prej tyre ne muajt e fundit te vitit ose ne fillimt e 2010 nese te ardhurat nuk do te rriten”, eshte shprehur Berg.

BERZH thote se sistemi financiar shqiptar mbetet i forte dhe i mirekapitalizuar, por kerkon kujdes per rritjen e kredive te keqija.

“Sisetmi bankar ne Shqiperi ka qene i mirerregulluar ne tre vitet e fundit dhe sic e dini ne Shqiperi nuk ka patur krize bankash. Megjithate, kredite e keqija po rriten dhe kjo eshte dicka qe duhet monitoruar gjithashtu, pavaresisht se sipas vazhgimeve tona sektori bankar mbetet i fote”, ka shtuar Berg.

Megjithate, BERZH thote se Shqiperia eshte nga pak vendet qe u prek me pak nga kriza globale, cka konfirmon dhe fakti se ne Europen juglindore eshte i vetmi vend me rritje ekonomike, kur ekonomite e tjera jane ne recesion.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta