
Kryeministri Sali Berisha e cilesoi si absurde kerkesen e opozites per hapjen e kutive te votimit, megjithate ai u shpreh i gatshem per ngritjen e nje komisionit hetimor ku opozita do te kete shumicen.
Duke folur ne nje mbledhje qeverie, Berisha theksoi se gjykatat tashme e kane dhene vendimin dhe se politika nuk mund te dale mbi drejtesine.
Kryeministri shtoi se Shqiperia nuk eshte me nje vend me zgjedhje problematike, ndersa ftoi kreun e opozites qe te lexoje me objektivitet raportin e Komisionit Evropian.
Duke folur per liberalizimin e vizave, Berisha premtoi se brenda nje viti te mandatit, qytetaret shqiptare do te perfitojne.
Nje dite me pare, Parlamenti Europian vendosi t’i hape rrugen Shqiperise dhe Bosnjes ne kete proces, me kusht qe te dy vendet te punojne fort per permbushjen e standarteve.
Top Channel