Polanski, gjykata rrezon apelin per lirim
20/10/2009 14:45
Regjisori Roman Polanski ka humbur apelin e tij per t’u liruar nga burgu ne Zvicer, para ekstradimit te tij te mundshem ne SHBA.
Organi me i larte gjyqesor zviceran pranoi kerkesen e bere me heret nga qeveria, se ekziston rreziku qe Polanski te arratiset nese lirohet.
Regjisori i njohur po mbahet ne burg ne baze te urdher-arrestit te ngritur nga SHBA per kryerje te marredhenieve seksuale me nje 13 vjecare. Ai u largua nga Shtetet e Bashkuara ne vitin 1978, para se te denohej.
“Ne baze te ligjit te Zvicres, burgimi eshte e vetmja alternative gjate gjithe periudhes qe do te shqyrtohet ekstradimi”, ka deklaruar Gjykata Kriminale Federale.
Top Channel