Beyonce anulon koncertin ne Malajzi

20/10/2009 11:05

Beyonce ka anuluar nje koncert qe duhet te mbahej me 25 tetor ne Malajzi.

Sipas ABC dhe site-ve te tjera nderkombetare, artistja ka vendosur qe te mos performoje me ne Kuala Lumpur, pas protestave te Partise Islamike Pan Malajziane.

Partia me e madhe opozitare ne vend, e ka gjykuar spektaklin e Beyonce, ne kundershtim me moralin dhe ka kerkuar bllokimin e koncertit, pasi ky lloj show promovon “performanca perendimore seksi”.

Ashtu sikurse edhe ne 2007, ylli i muzikes ka vendosur te anuloje koncertin, pavaresisht iniciatives se saj personale per te dhene show ne Kuala Lumpur me veshje me serioze se zakonisht per te respektuar traditat e vendit.

Top Channel