Pas 12 vitesh mungese ne televizionet angleze,, prezantimi i Whitney Houston pritej me kureshtje te madhe.
Kengetarja nuk zhgenjeu publikun, po ishte viktime e nje incidenti ‘hot’. Rripi elastik i fustanit te saj ne pjesen e gjoksit u zberthye krejt papritur. Megjithate diva e muzikes vijoi te kendoje “Million Dollar Bill” dhe ne fund tha per te pranishmit: “Kendova melodine jashte fustanit tim”.
Kengetarja 46-vjecare tregoi edhe njehere se eshte profesioniste e vertete dhe se nuk trembet para asnje pengese.
Qe ne fillim te kenges, ajo e kuptoi se dicka po i ndodhte me fustanin, e megjithate nuk e dha veten. Per asnje cast nuk e hoqi buzeqeshjen nga fytyra dhe perfundoi paraqitjen e saj skenike me duatrokitjen e zjarrte te publikut.
Top Channel