Terrorizmi ne mediumet shqiptare

19/10/2009 08:10

Ne nje faqe interneti, qe mban emrin “Forumi-islamik”, ne gjuhen shqipe, jane dhjetra e qindra video me pamje nga sulmet terroriste ndaj vendeve perendimore.

oto dhe video nga sulmet e 11 shtatorit, sulmet mbi ambasadat e disa vendeve ne bote, te marra persiper nga grupe terroriste. Ne kete faqe jane te pasqyruara edhe sulmet ndaj Spanjes dhe Anglise, te gjitha te marra persiper nga grupet ekstremiste.

Asnje censure mbi pamjet e ofruara “gratis” nga ekstremistet qe kane ndertuar kete website, duke sjelle per publikun shume mesazhe nga personat me te kerkuar ne te gjithe boten.

Te gjitha ne gjuhen shqipe. Ne videot e montuara, shfaqet njeriu me i kerkuar ne bote, Osama Bin Laden, me nje buzeqeshje, ndersa dy presidentet e fundit te SHBA-ve shfaqen te ngrysur.

Mesazhet terroriste

Ne kete forum mund te hyjne vetem te regjistruarit. Duke dhene disa detaje arrin te marresh nje nick name dhe password, me te cilat mund te shikosh mesazhet dhe videot e postuara.

Te gjitha te monitoruara nga Prokuroria e Tiranes, e cila filloi disa muaj me pare nje hetim nen akuzen e “nxitjes dhe propagandes per sulme terroriste” ndaj nje 31-vjeçari nga qyteti i Durresit.

Ne dosjen e prokurorise, permendet se hoxha Artan Kristo, i njohur me emrin fetar Muhamed Abdullahi ka arritur te postoje ne keto forume mesazhe dhe video qe, sipas prokurorise, sjellin nxitje fetare dhe rrezikojne perçarje sociale ne familjet shqiptare.

Prokuroria tha disa dite me pare se ka kapur disa mesazhe te postuara nga Kristo me permbajte te dyshimte. “…ne Xhihad shkohet per te luftuar e per te vrare qafiret, qe jane bere pengese per vendosjen e shtetit islam, drejtesise, pra duhet te kesh me se te vrasesh…Normalisht ne pranojme edhe te vritemi, sepse Xhihadi eshte lufte e shenjte dhe obligim per myslimanin, por jo vetem te vritemi, por dhe te vrasim…”, shkruante Artan Kristo.

Vezhgimi

Megjithate, kjo nuk eshte e vetmja video me permbajtje terroriste ne kete website. Nga vezhgimi i gazetes “Shqip” rezulton se ne kete forum jane postuar dhjetera qindra video, foto dhe mesazhe, ku ne qender te diskutimeve eshte veprimtaria e Xhihadit.

“Kjo thirrje per ty o Ummet i plagosur! O popull, pergatitni luanet. Kthejeni fese suaj sherbimin qe meriton. Lirohu prej prangave dhe te mbarojne ankesat. Ndertoje nje kala qe te jete e mbeshtjellur nga kater anet. O bijte e popullit tim! Zgjohuni… Lufto se ti je fitorja jone”, shkruhet ne nje video, nderkohe ne pamje duken disa persona me maska ne koke dhe me kallashnikov ne duar qe sulmojne forcat e sigurise ne disa vatra lufte.

Lajmet e Xhihadit

Ne forum mund te gjesh edhe informacione qe quhen “lajmet e Xhihadit”. Aty jane postuar te gjitha sulmet mbi forcat amerikane ne Afganistan, Irak dhe Palestine. Ja sesi shkruhet nje lajm per sulmet terroriste, duke i cilesuar ushtaret si kukulla: Nje tank amerikan, pushtues, u shkaterrua dhe gjithe ushtaret u vrane ne bord, kur muxhahidet kryen nje shperthim te rende ushtarak kunder ushtareve pushtues ne Paktia”.

Nderkohe ne nje informacion tjeter thuhet se “nje numer i madh i ushtareve armiq u plagosen ne shperthim dhe me vone ne sulme te pergjakshme” dhe me tej thuhet se “ne prite 8 ushtare kukulla u vrane ne Baghlan”. Pas lajmeve mund te gjenden edhe video te Xhihadit, nga vende tjera ku luftohet ne rrugen e Allahut. Videot jane nga Palestina dhe Iraku.

Ne sherbim te Bin Laden

“Jemi ne sherbimin tuaj Osama”. Keshtu postohen nje numer i madh videosh dhe mesazhesh ne gjuhen shqipe nga anetaret e forumit islamik. Ne nje postim thuhet se anetaret e Xhihadit mund te akuzohen per kerkimin e fuqise dhe te sundimit, si dhe per korruptimin e tokes dhe per sjelljen e nje feje te re!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA