Per nje moment mendoni te gjitha sinonimet e elegances, fineses, klasit…Perfytyroni disa vajza qe i pergjigjen ketyre karakteristikave dhe perfytyrojini te gjitha ne nje vend.
Jeni duke menduar per supermodel of Albania! Sonte zgjidhet supermodelja shqiptare e cila do te perfaqesoje shqiperine per te 6-in vit radhazi ne “Super Model of the World”. Dhe per te gjashtin vit radhazi, fotografi Fadil Berisha ka bere fluturimin e radhes New York-Tirane per te seleksionuar me te mirat mes te cilave eshte modelja e vertete.
Nga e gjithe Shqiperia, nga Kosova e madje disa vajza kane lene shtepite e tyre te reja ne Itali e gjetke per te marre pjese ne “Supermodel of Albania”, me shpresen se do te jete njera prej tyre me e mira.
Top Channel