Drejtoria e farmaceutikes ne Ministrine e Shendetesise do te prese deri ne fund te muajit tetor propozimet per listen e re te barnave me rimbursim.
Sipas ministrit te Shendetesise, Petrit Vasili, lista e re e barnave me rimbursim do te perfundoje ne muajin dhjetor dhe ne muajin janar do te jete ne tregun farmaceutik.
Cdo vit, lista e re e barnave diskutohet ne muajin prill per te dale me pas, ne muajin maj, qershor apo korrik. Nderkohe qe kete vit, lista e re do te dale ne qarkullim ne muajin janar.
Kjo do te thote se propozimet, diskutimet e deri ne miratim te kesaj liste, perfundimisht nga Komisioni i Miratimit te Listes se Barnave duhet te mbyllen te pakten deri ne muajin dhjetor.
Ne menyre qe drejtoria e farmaceutikes te dergoje projektvendimin per t’u miratuar ne Keshillin e Ministrave.
Lista e barnave
Lista e barnave me rimbursim, kete vit do te kete me shume para ne dispozicion. Por, sipas specialisteve, rritja e buxhetit do te thote te perballosh edhe numrin e pacienteve qe shtohen cdo vit, pothuajse ne proporcion me shtesat qe qeveria i akordon shendetesise ne pergjithesi, e listes se barnave ne vecanti.
Kategorite qe perfshin me shume kjo liste jane pensionistet, te semuret me diabet, te semuret me veshka, semundjet e sistemit nervor, femijet talasemike, te semuret me zemer, me tension, qe kryesisht perfshihen te moshat e treta.
Edhe kete vit, lista do te jete e perpunuar ne menyre te tille per t’i sherbyer kryesisht kesaj kategorie, por me alternativa me te mira, te cilat jane me efektive dhe perdoren gjere, sidomos ne vendet e zhvilluara.
Konkretisht, sherbimet kryesore te qendres spitalore universitare “Nene Tereza”, spitalet e rretheve, por edhe mjeket e qendrave spitalore, se bashku me grosistet duhet te dergojne sugjerimet, kerkesat e tyre per futjen e barnave qe ata mendojne se jane alternativa me te mira se aktualet.
Top Channel