Julio Iglesias: Ndonjehere Viagra me ndihmon…

19/10/2009 18:30

Bie miti i Julio Iglesias si nje latin lover. Gjate nje koncerti ne Santa Cruz te Peruse perpara 7 mije spektatoreve, kengetari spanjoll ka pranuar se ndonjehere i nevojitet Viagra gjate marredhenies seksuale.

Lajmin e ben te ditur gazeta iberike “El Mundo” qe shton se Iglesias dhe ish modelja holandeze Miranda Rijnsburger, jane ne pritje te femijes se radhes. Kengetari u ka rrefyer disa miqve ne nje darke se eshte ne pritje te femijes se gjashte me Rijnsburger.

Pervec 5 femijeve me modelen holandeze, Julio ka edhe tre femije te tjere nga martesa me Isabel Preysler, mes te cileve edhe Enrique Iglesias. “Kur isha i ri e kisha obsesion qe te beja seks para se te kendoja, ndersa nese e bej tani nje gje te tille nuk arrij te kendoj”, ka thene Julio.

Kjo nuk eshte hera e pare qe kengetari rrefen ne skene pjese te panjohura te jetes se tij. Ne muajin shtator ai ndodhej ne Tel Aviv ku tha para spektatoreve se ne trupin e tij rrjedh edhe gjak hebre.
 
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA