Reforma arsimore ne Rrethin e Gramshit eshte zhvilluar radikalisht si dikur kolektivizimi komunist ne kete rreth.
Rreth 107 mesues e edukatore ne tere rrethin, dy jave me pare kane shkeputur marredheniet financiare me degen e Zyres Arsimore ne Gramsh dhe nuk kane perfituar as asistence, ndersa zyrtarisht pranohen vetem 85 shkurtime.
Vendimi eshte mbeshtetur vetem ne nje udhezim te dhene nga ish-ministri i Arsimit, Genc Pollo, ne vitin 2006, por ne emer te “reformes” jane hequr afro 9 per qind e te gjithe armates se mesuesve te ketij rrethi malor.
Sipas kreut te arsimit te ketij rrethi, Kajo Braho, eshte marre si kriter ulja e numrit te nxenesve ne shkollat e fshatit, mesuesit me arsim te mesem pedagogjik dhe ata jashte profilit ne mesimdhenie.
Ne fakt, vetem ky kriter ka qene ne udhezimin e ish-ministrit Pollo, (per ata mesues me pedagogjike qe kane mbaruar pas vitit 1989, te cileve nuk u njihet diploma e Normales), ndersa dy kategorite e tjera, Braho i ka shpjeguar si kritere te reformes.
Kjo e fundit ka nxjerre te papune dhjetera mesues me pervoje dhjetera vjeçare e me tituj, por dhe te tille si Aqif Arapi, i dekoruar me urdhrin “Naim Frasheri” dhe bashkinspektues me shefin aktual te arsimit te nje prej abetareve te struktures arsimore te ciklit te ulet, ish-kryebashkiakun Tajar Bici, i diplomuar per gjuhe-letersi, ish-shefin e arsimit per kete rreth, Enver Qosja, po i diplomuar per gjuhe-letersi e te tjere kuadro me arsim te larte.
“Keto shkurtime kane prekur ne pergjithesi mesuesit me arsim te mesem, si dhe edukatoret dhe jane bere si rezultat i uljes se numrit te nxenesve ne shkollat e fshatrave”, ka sqaruar kreu i arsimit te Gramshit, Kajo Braho.
Ndersa kreu i sindikatave, Sadik Bajrami, e shpjegon si reforme te pambeshtetur me ligje dhe vendime, disi edhe me doza politike.
Sipas statistikave, nese kater vjet me pare ne Rrethin e Gramshit uleshin ne bankat e shkolles 8100 nxenes te te gjitha kategorive, sot ky numer eshte reduktuar ne 5300, si rezultat i hemorragjise demografike.
Sipas kreut te arsimit, numri i nxenesve te shkollave te fshatit eshte i papranueshem per te lene hapur shume shkolla dhe mesatarja si rreth mbetet ne 17,6 nxenes per çdo klase.
Nga ana tjeter, ne qytet, fakt i panjohur per zyren arsimore mbetet se numri i klasave ne jo pak raste i kalon 42 nxenes, ç’ka i jep te drejten zyres arsimore per çeljen e klasave te reja.
Sidoqofte, kjo mbetet “reforma” arsimore ne kete rreth dhe per çudi shefi i arsimit, Kajo Braho, me te firmosur largimin nga puna te 107 mesuesve ka dhene edhe vete doreheqjen, te cilen e ka dorezuar ne Ministrine e Arsimit.
Top Channel