Enti Rregullator i Energjise paralajmeron se do te rishikoje blloqet e konsumit te energjise per familjaret, per efekt te vendosjes se cmimeve.
Sipas tarifave aktuale, konsumatoret familjare qe konsumojne deri 300 kilovat ore ne muaj e paguajne energjine elektrike me 7 leke per kilovat pa TVSH-ne, ndersa familjet mbi kete nivel konsumi e paguajne energjine 41 per qind me shtrenjte ose 12 leke per kilovat ore.
Por ne nje studim te publikuar se fundmi, ERE thote se kufiri ndares prej 300 kilovatore konsumi mujor, eshte i ekzagjeruar, pasi ai mbulon mbi 76 per qind te numrit te familjeve dhe nuk perligj qellimin kryesor mbi te cilin eshte ngritur, ate te mbrojtjes vetem te familjeve me te varfera.
Enti paralajmeron zyrtarisht ne raport se do te rishikoje sasine e energjise per bllokun e pare me tendence uljen e saj.
Edhe pse nuk ka ende nje shifer zyrtare se cili do te jete kufiri i ri ndares i konsumit per percaktimin e cmimeve, ne nje studim te publikuar vetem pak kohe me pare, ERE ka gjetur si nivelin e pershtatshem te konsumit per bllokun e pare ate te 210 kilovat oreve ne muaj.
Pas kerkeses se OSSH per rritjen e cmimit mesatar te energjise me rreth 23 per qind, ekspertet e Entit kane filluar punen per percaktimin e cmimeve te reja, te cilat do te hyjne ne fuqi nga janari i 2010.
Burime konfidenciale nga Enti pranojne per Top Channel se nje nga elementet e rritjes se cmimit mund te jete edhe rishikimi i blloqeve te konsumit te energjise, i cili nese do te zbrese ne kufirin 210 kilovat ore, vetem nga ky fakt, do te rriste fort me mbi 41 per qind cmimin e energjise per rreth 16 per qind te familjeve shqiptare.
Top Channel