Debati mbi percaktimin e kufirit ujor mes Shqiperise dhe Greqise, gjendet perballe disa te panjohurash qe ne fakt perbejne edhe thelbin e tij.
Mungesa e transparences nga ana e qeverise u hapi udhe akuzave nga eksperte te pavarur deri edhe per dhurim te territoreve ujore Greqise.
Ku eshte kordinata fundore e kufirit zyrtar shqiptaro-grek dhe ku ndryshojne hartat e eksperteve te pavarur nga ato te ofruar se fundmi nga qeveria?
Shtrirja e kufirit detar grek ne koordinaten, tashme te famshme 150, sipas ekspertit Myslym Pashaj, eshte nje nga pikat me te erreta te marreveshjes
“Prirja per t’u futur ne ngushticen e Otrantos eshte nje prirje ne kundershtim me konventen e detit”, thote Pashaj.
“Ajo qe te ben qe ta rishikosh me shume vemendje ne kanalin e Korfuzit, ku largesia eshte shume e vogel, eshte fakti i perdorjes se shkembinjve nenujore si pika referuese. Nese eshte nje hapesire e madhe detare keto lloj pikash referimi jane normale, po ne nje kanal te tille, nuk eshte zgjidhje e barabarte. Ne kanalin e Korfuzit ne marrim vetem cerekun e tij”, sqaron Pashaj.
Sipas Pashajt, nuk ka patur kufi greko-shqiptar, po ne kete rast shqiptaret jane gjendur te papergatitur per bisedime.
“Negociatoret kane pranuar te marrin si pika referuese shkembinjte, njelloj si mund te merreshin ishuj te medhenj. Ne humbasim 15 kilometra katrore, ne pjesen me interesante te Sarandes. Ndarja ka nisur muret historike te qytetit”, shpjegon me tej Pashaj.
Ajo qe mund te themi me siguri eshte fakti se kjo marreveshje eshte trajtuar dhe negociuar ne mungese te plote transparence. Fakt ky qe na ben te ngreme disa pyetje.
Perse kerkesa per percaktimin e kufirit u kerkua me kaq ngulm nga Greqia?
Perse negociatat u mbyllen ne nje kohe rekord me vetem tre takime? Perse Greqia e konsideroi ate si nje arritje strategjike?
Perse negociatat u nisem me Shqiperine dhe jo me Turqine p.sh? A ka projekte nderkombetare energjitike ne kete zone qe lene jashte Shqiperine ?
E mbi te gjitha pse pala shqiptare ne kembim te kerkeses se grekeve nuk kerkoi koncensione per nje sere ceshtjesh te tjera qe kane mbetur pezull historikisht si ceshtja came, ligji i luftes apo edhe kufiri tokesor?
Top Channel