Nje grindje e castit, per pak i ka marre jeten nje 30-vjecari nga Kukesi.
Ngjarja ka ndodhur dje ne qender te qytetit, rreth ores 11:00, kur 30-vjecari Bashkim Hallaci eshte plagosur me arme zjarri nga dy persona. I lenduari eshte derguar menjehere ne spitalin rajonal te Kukesit, ku pas nderhyrjes kirurgjikale, ndodhet jashte rrezikut per jeten.
Nderkohe forca te shumta policore jane vene ne levizje per identifikimin dhe kapjen e autoreve. Nga burime jozyrtare dyshohet se njeri prej agresoreve ka qene nje person me inicialet R.D. i njohur si person me precedente penale, por ende asgje nuk konfirmohet zyrtarisht nga policia lokale. Ky eshte rasti i katert i ngjashem, qe ndodh brenda pak muajsh ne Kukes.
Krimi i se shtunes ka ndodhur ne nje nga qendrat me te frekuentuara nga banoret, ndersa policia tregohet e rezervuar per te dhene detaje per shkaqet dhe identitetin e autoreve te ngjarjes se rende.
Top Channel