Familjare, fansa dhe shume yje te botes se spektaklit jane mbledhur ne ceremonine mortore ne nder te kengetarit te grupit Boyzone, Stephen Gately.
Gately u gjet i vdekur javen e kaluar ne nje shtepi ne Majorka te Spanjes, ku kishte vendosur te kalonte pushimet.
Kater shoket e grupit te tij kenduan kengen “In This Life”, ne nje kishe te Dublinit, ku po mbahet ceremonia.
Menaxheri i grupit Boyzone, Louis Walsh mberriti ne kishte gjysme ore para se te fillonte sherbimi dhe u pershendet nga qindra fansa.
“Ai nuk do ta besonte ceremonine qe po mbahet per te. Ai ishte duke jetuar endrren e tij”, ka deklaruar Walsh per Gately-n.
Duke vleresuar profesionalitetin e kengetarit, Walsh ka theksuar se, “nuk do te isha ketu ku jam po te mos kishte qene per grupin Boyzone”.
Top Channel