PS: Meta nuk mund te shese interesat e shqiptareve

17/10/2009 20:20

Socialistet reaguan menjehere ndaj deklarates se zv/kryeministrit dhe ministrit te Jashtem Ilir Meta ne lidhje me ceshtjen e kufirit detar mes Shqiperise dhe Greqise.

Deputeti socialist, Taulant Balla paraqiti qendrimin zyrtar te partise me te madhe opozitare.

“Jemi ketu per t’i kujtuar Ilir Metes se interesat kombetare dhe vija kufitare e Shqiperise nuk mund te shiten ashtu si ai shiti interesat e partise se tij. PS do mbroje deri ne fund te drejten e shqiptareve, te drejten kushtetuese qe eshte shkelur ne percaktimin e vijes kufitare, ne percaktimin e vijes bregdetare te Shqiperise, ne dem te interesave kombetare, ne dem te interesave te te gjithe shqiptareve”, tha Balla para gazetareve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA