Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, zoti Dritan Prifti, se bashku me zv.ministrin Leonard Beqiraj inspektuan dje dy nga veprat industriale me te medha ne vend, Petrolifera Italo-Albanese dhe TEC, te konkretizuara ne bregdetin perendimor te qytetit te Vlores.
Ministri Prifti shprehu vleresimet e tij ndaj ketyre investimeve, si vlera jo vetem ekonomike, por edhe ne perputhje me standardet me te mira nderkombetare.
“Te dyja keto vepra garantojne jo vetem zhvillimin ekonomik, por edhe social te vendit, duke krijuar nje mjedis miqesor per llogari te biznesit, per banoret perreth, si dhe per shtetin shqiptar, duke garantuar dhe lehtesuar detyrimet fiskale te klienteve, duke ulur koston administrative per shtetin”, tha ministri.
Gjithashtu, Prifti e konsideroi terminalin si nje nga me modernet ne pellgun e Mesdheut, gje qe do te mundesoje terheqjen e kompanive me te njohura ne Europe ne fushen e tregtimit te karburanteve
Top Channel