Grimca te shndritshme ne kufijte e sistemit diellor
17/10/2009 13:30
Fashe grimcash te shndritshme jane zbuluar ne kufijte e sistemit diellor.
E reja e fundit eshte fotografuar nga sateliti i NASA-s, IBEX dhe pritet qe te qartesoje me argumenta debatin e forte se ku dhe si jane kufijte e sistemit tone diellor.
Percaktimi i vendndodhjes se lumit te grimcave eshte i veshtire sepse duhen bere mire llogarite dhe matjet e karakteristikave te ambientetit, per te patur saktesi e siguri.
Sondat qe po impenjohen me shume per kete ceshtje jane dy Voyager te NASA-s, te cilat duke dale nga sistemi diellor mund te shohin me qartesi karakteristikat e hapesires.
Top Channel