Bojkoti, Blushi: PS do ta humbe durimin

17/10/2009 14:45

Ben Blushi, zeri ndryshe ne Parti, deklaroi se PS rrezikon te dale jashte sistemit, duke qendruar statike ne pozicionin e saj te bojkotit.

“PS po terhiqet nga te gjithe pozicionet e saj dhe rrezikon qe te bojkotoje edhe zgjedhjet e ardhshme lokale, pasi me shume gjasa kutite nuk do te hapen. Une i mbetem detyrimit qe nje parti duhet te hyje ne zgjedhje. Partia Socialiste do ta humbe durimin duke qendruar jashte parlamentit dhe arsyet per te qene te pranishem ne kuvend do te jene shume me te medha”, siguron Blushi.

Deputeti socialist shpreson qe nga presioni brenda PS-se, kjo force politike te shkoje ne sallen e parlamentit.

“Kush e di nese kutite nuk do te digjen? Kush e di nese do te kete zgjedhje te parakoshme per dy muaj? Pse PS duhet te jete e bindur qe te qendroje jashte kuvendit?”, u shpreh Blushi.

Sipas tij, PS duhet te shkoje ne kuvend, pasi shanset per te bere shumice atje, kane ekzistuar gjithnje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA