Marreveshja per kufirin detar me Greqine do te pezullohet per aq kohe sa Gjykata Kushtetuese do te shprehet per te, pas ankimimit te Partise Socialiste.
Konstitucionalistja Aurela Anastasi, tha dje se kjo çeshtje mund te lere shteg per interpretim, pasi asnje nga 7 firmetaret nuk jane deputete te betuar ne Kuvend.
Kerkesa pranohet nese ne statutin e te pakten nje prej partive ankimuese eshte e sanksionuar mbrojtja e interesave kombetare.
“Partia politike eshte nje subjekt qe mund ta vere ne levizje Gjykaten Kushtetuese. Megjithate, ne lidhje me legjitimitetin e ketij subjekti per te paraqitur kete kerkese konkrete shprehet vete Gjykata Kushtetuese”, tha Anastasi.
Sipas saj, eshte organi kompetent qe shqyrton legjitimitetin e subjektit qe ve ne levizje Gjykaten Kushtetuese.
“Automatikisht, ligji organik i Gjykates Kushtetuese ka parashikuar pezullimin e procedurave deri ne çastin qe Gjykata Kushtetuese do te shprehet mbi kushtetutshmerine e marreveshjes nderkombetare”, theksoi Anastasi.
Top Channel