Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka pritur te premten perfaqesues te projektit te Bundestagut gjerman per praktiken nderkombetare parlamentare, kryesuar nga dr. Margrit Vetzel, nje projekt ky qe i jep mundesi studenteve shqiptare te kryejne praktiken ne Bundestagun gjerman.
Kryetarja Topalli shprehu bindjen ne intensifikimin e bashkepunimit jo vetem mes dy parlamenteve, por edhe mes dy vendeve.
Duke u ndalur ne situaten politike ne Shqiperi, kryetarja e Kuvendit theksoi se Shqiperia, tashme anetare e NATO-s, ka paraqitur kerkesen per statusin e vendit kandidat ne BE.
“Ne stadin ku Shqiperia ka arritur, puna e Parlamentit ka tashme ne fokus perafrimin e legjislacionit shqiptar me ate te BE-se”, tha ajo.
Kryetarja e Kuvendit theksoi edhe nje here se pjesemarrja e opozites ne Parlament eshte shume e rendesishme per reformat ne interes te Shqiperise dhe shqiptareve.
Nga ana tjeter, anetarja e Bundestagut, Vetzel shprehu besimin se opozita do te jete se shpejti ne Parlament per te realizuar reformat qe pershpejtojne rrugen e Shqiperise drejt BE-se.
Top Channel