
Transferimi i Ervin Skeles te TuS Koblenci ne Bundesligen II eshte realizuar vetem fale kembenguljes se trajnerit Uve Rapolder.
Kapiteni i Kombetares shqiptare cilesohet si “motori i mesfushes” per skuadren gjermane dhe shihet si shpetimtari i ekipit, qe lufton per mbijetese.
“Vendosa t’i bashkohem Koblencit, sepse deshiroj skuadren e drejtuar nga Rapolder ne keto momente te veshtira. Pres me padurim qe te punoj serish me kete trajner, te cilin e njoh prej kohesh. Perpjekjet e tij per te me afruar ne ekip ishin te jashtezakonshme. E vleresoj shume Uven dhe mund te them se ai ishte faktori vendimtar qe une zgjodha te luaj me TuS”, deklaroi 32-vjecari.
“Kisha oferta edhe nga disa klube te tjera te Bundesliges dhe Bundesliges II, por sic e thashe, Rapolder ishte i vetmi qe u perpoq shume te me kishte ne skuader. Dua t’ia shperblej besimin qe ka per mua me paraqitje dhe rezultate te mira”.
Skela pritet te aktivizohet qe prej takimit te se dieles kunder Rot Vais Ahlen: “Jam krenar qe do te luaj me Koblencin dhe po pres me padurim te zbres ne fushe. Skuadra eshte mjaft cilesore dhe me pelqen ideja qe do te luaj perkrah Shefki Kuqit”.
Top Channel