Nje ndodhi e rende ka tronditur Luizanen ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Nje cift ka pranuar perpara autoriteteve policore se ka “blere” dy femije prej nje nene perkundrejt nje shpendi ekzotik.
Ngjarja behet publike nga prokurori i Luizanes i cili ka shtuar me tej se Pol dhe Brandi Romero jane shpallur fajtore tashme nga gjykata dhe jane denuar me nga 5 vjet burg por denimi i tyre eshte pezulluar ne kembim te deshmise se ciftit per zbulimin e gruas se ciles i “blene” femijet.
Cifti Romero ka shkembyer shpendin ekzotik me nje vlere prej rreth 175 dollaresh ne treg perkunder marrjes se dy femijeve ne shkurtin e kaluar.
Sipas akuzes pas ndalimit te saj gruaja e cila kishte nen kujdestari femijet e ka hedhur poshte pretendimin e prokurorise duke u deklaruar e pafajeshme. Tashme ajo ndodhet ne “liri me kusht” dhe vendimi perfundimtar ndaj saj do te merret ne muajin nentor.
Top Channel