Vendimi i qeverise per uljen e disa taksave te pushtetit vendor qe sjell tkurrjen e buxhetit te bashkive dhe njesive vendore, eshte kundershtuar serish nga kreu i bashkise se Tiranes, i cili ka premtuar se do te perfundoje te gjitha projektet e nisura por do te kundershtoje te gjitha masat regresive te kreut te qeverise.
“Qendrimi negativ ndaj autonomise vendore dhe njesive vendore, te cilat vuajne nga kthetrat e qeverise. Sot i bie edhe goditja shume e rende e te ardhurave vendore ne funksion te nje politike krejtesisht regresive. Ne do te reagojme shume ashper dhe do ta kundershtojme fort kete mjet’, u shpreh Rama.
Kreu i PS-se i beri keto deklarata gjate inspektimit te punimeve ne rrugen “Ibrahim Rugova”, e cila eshte ne rikonstruksion te plote .
Top Channel