Padia e kufirit ne gjykate

16/10/2009 15:00

Partia Socialiste do te dorezoje ne fillim jave ne Gjykaten Kushtetuese kerkesen per verifikimin e perputhshmerise me kushtetuten te paktit shqiptaro-grek per kufiri detar.

Kerkeses se PS-se ia jane bashkuar edhe disa parti te tjera opozitare. PS, me kete kerkese ka perfshire mungesen e transparances, mungesen e konsultimeve si dhe mungesen e hartes gjeografike qe do te sherbente si reference.

Ekspertet e PS-se kane perfshire ne argumentet e tyre perballe Gjykates Kushtetuese edhe mendimin e komunitetit te eksperteve te pavarur, sipas te cileve kjo marreveshje cenon pavaresine territoriale te Shqiperise, duke i kaluar hapesire detare republikes se Greqise.

Sipas eksperteve, marreveshja e nenshkruar mes Shqiperise dhe Greqise eshte hartuar ne kushte te disfavorshme per Shqiperine, duke mos mbajtur parasysh interesin kombetar dhe teresine territoriale te republikes se Shqiperise, duke filluar qe nga 1914 me komisionin e fuqive te medha qe percaktoi kufijte mes Shqiperise dhe Greqise dhe deri ne ditet e sotme ku Shqiperia dhe Greqia e kane marre te mireqenie territorin ne kufijte aktuale.

Ne argumentat e eksperteve ku PS e mbeshtet kerkesen e saj, eshte edhe fakti se dy vendet fqinje kane respektuar deri me sot nje kufi konvencional te pranuar ne menyre reciproke dhe se kjo marreveshje u shkel duke hequr nje vije tjeter kufitare ne favor te Greqise.

Ajo qe kuptohet nga formulimi i kerkese ankeses se ps, fjalen ne gjykate kushtetuese do ta kene ekspertet e paleve ose ata qe mund te therrase vete kjo gjykate, pasi PS, mesaduket nuk merr persiper barren e proves por ja kerkon kete gjykates kushtetuese, te provoje nese marreveshja cenon ose jo teresine territorale te Shqiperise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA