Ngec procesi i bandes se Lushnjes

16/10/2009 15:25

Gjykata ka vendosur te therrase si te pandehur dhe ta pyese per ngjarjet e Lushnjes, Gramoz Selmanin, rrefimi i te cilit deri para pak ditesh ishte marre nga e njejta gjykate ne cilesine e deshmitarit kryesor.

Por kembengulja e avokateve te shtate te pandehurve qe prej muajsh refuzonin deshmine e Selmanit pasi kishte qene i akuzuar per gjashte vrasje e bindi gjykaten te refuzoje statusin e tij si deshmitari kryesor. Duke qene se prokuroria humbi keshtu deshmitarin kryesor te ngjarjeve te Lushnjes, dy prokuroret i kerkuan Gjykates ta therrase Gramoz Selmanin si te pandehur.

Ne kete pike avokatet mbrojtes kane kerkuar argumenta nga gjykata se si mund te merrej Selmani i pandehur kur ndaj tij nuk ka as urdher arresti dhe as akuze.

Meqenese qendrimi i mbrojtjes nuk u mor parasysh, avokati Vladimir Meci, kerkoi perjashtimin e trupes gjykuese nga ky proces pasi sipas tij gjykata po tregohet e njeanshme dhe po shkel proceduren.

Nese do te pranohet perjashtimi nga gjykimi i trupes gjykuese dhe kryesueses se kesaj trupe zonjes Marsela Balili, atehere procesi ndaj bandes se Lushnjes do te hyje per here te dyte ne kolaps.

Nje vit me pare duke qene se te gjithe Gjyqtaret e Krimeve te Renda ishin konsumuar duke dhene nga nje vendim per banden e Lushnjes, ceshtjen e zgjidhi Keshilli i Larte i Drejtesise, duke ju dhene kater gjyqtareve te shkalles se pare statusin e Gjykatesit te Krimeve te Renda.

Nderkohe problemi tjeter me te cilin po haste ky process ka lidhje me mosgjetjen e adresave te 10 deshmitareve nga Lushnja. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA