Mbrojtja, “Thembra e Akilit” per kuqezinjte

16/10/2009 08:10

Vetem pak ore pas mbylljes se eliminatoreve te Boterorit 2010, Shqiperia fillon te  beje llogarite.

Ende pa mbaruar ndeshjet e Grupit 1, kuqezinjte  kane menduar per ndertimin e skuadres ne prag te Euro 2012, qe pritet te jete serish nje edicion i veshtire.

Qendrimi ne vazon e peste duket i vulosur, edhe pse mungon percaktimi final i UEFA-s per shortin eliminator, ku skuadra e drejtuar nga Josip Kuzhe do te luaje perseri me kater kundershtare me te forte ne leter. Por, deri ne verdiktin e goglave ne shkurt te vitit te ardhshem, problematika kryesore ne perfaqesuese mbetet nje tjeter: mbrojtja.

Reparti difensiv vazhdon te jete “Thembra e Akilit”. Pasiguri, gabime foshnjarake e gola te falur, qe kane peshuar ne rezultatet e ndeshjeve (rrjedhimisht edhe ne renditje) dhe shkaktojne dhimbje koke per stafin teknik.

Problemi kryesor mbetet domosdoshmeria per afrimin ne skuader e te pakten nje mbrojtesi te mirefillte qendre. Edhe pse Debatik Curri dhe Lorik Cana kane krijuar nje dyshe mbi nivelin mesatar, ky nuk eshte roli natyral i ketyre lojtareve.

Kjo paraqitet ne menyre sporadike gjate ndeshjeve, me gabime dhe rreshtim jo te mire ne fushe, qe ne shume raste i kane kushtuar gola Shqiperise. Per me teper, “sakrifikimi” i Canes ne mbrojtje shkakton edhe renien e nivelit te mesfushes kuqezi. Ne kampionatin vendas, Kuzhe, ka nenvijezuar se nuk ka pare asnje element qe t’ia mbushe mendjen per kete rol, por alternativat mungojne edhe ne Europe.

I vetmi qe i plotesonte kriteret ishte Mergim Mavraj, lojtari i Bokumit ne Bundesligen gjermane. Por, FSHF-ja i nderpreu kontaktet me 23-vjecarin, sepse ai zvarriti pafundesisht perfaqesimin me fanellen kuqezi, ne pritje te nje telefonate (qe nuk erdhi kurre) nga Kombetarja gjermane. Krahu i djathte eshte bere “prone” e Armend Dakllut, qe me forcen fizike garanton duele ne fazen difensive dhe harkime ne momentet kur skuadra sulmon. Megjithate, edhe 26-vjecari i Vorsklas ka ditet e tij negative, ashtu si ndodhi ne Suedi, duke u dhuruar nordikeve golin e dyte, pas nje keqkuptimi me Canen. Krahu i majte duket i vetmi qe ka “bollek”.

Kristi Vangjeli dhe Ansi Agolli alternohen ne varesi te kundershtareve, madje ne disa raste luajne se bashku me kete te fundit qe spostohet ne mesfushe. Alternativa te tjera jane Elvin Beqiri, i cili ka luajtur ne te gjitha pozicionet, madje se fundmi eshte aktivizuar edhe ne mesfushe, Andi Lila e Franc Veliu.

Humbja me Suedine sherbeu per te ndezur sirenat e alarmit. Pasi realizoi premtimin per nje Shqiperi qe shenon (kuqezinjte kane realizuar te pakten nje gol ne gjashte ndeshjet e fundit) trajneri Kuzhe e ka te qarte se suksesi ne Euro 2012 do te vije me nje mbrojtje te sigurt. 13 gola te pesuar ne 10 ndeshje eliminatore (9 prej te cileve jashte fushe) jane shume per nje skuader qe pretendon t’u largohet dy vendeve te fundit dhe enderron pjesemarrjen historike ne fazen finale te nje aktiviteti madhor.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta