Lind makina qe shpeton kalimtarin
16/10/2009 16:30
Flet si nje navigator: “Kujdes, kembesor!”. Ndez dhe fik driten sinjalizuese: te verdhe nese kalimtari eshte ende larg dhe te kuqe nese afrohet. Frenon ne te njejten menyre si frenat e dores nese shpejtesia eshte ne limitet e qarkullimit brenda qytetit.
Kjo eshte makina inteligjente qe ende nuk ka nje emer, por ka gjetur menjehere nje treg.
Shpikja eshte bere nga instituti i elektronikes ne Jeruzalem dhe patenta per prodhimin dhe shperndarjen i eshte shitur suedezeve te Volvos qe do e montojne qe prej vitit te ardhshem ne modelin e ri S60.
Top Channel