Kriza trondit biznesin

16/10/2009 20:40

Te dhenat me te fundit zyrtare tregojne se kriza ekonomike e ka vene ne veshtiresi financiare biznesin, duke detyruar shume prej ndermarrjeve qe te mbyllin aktivitetin e tyre.

Sipas te dhenave nga Qendra Kombetare e Regjistrimit, ne 6 mujorin e pare te vitit, ne Shqiperi u mbyllen 3773 biznese, ose rreth 5 here me shume se sa gjashtemujori i pare i 2008-es.

Por, vec mbylljeve, rritje te forte ka edhe per nje grup tjeter biznesesh, te cilat te gjendura ne veshtiresi financiare kane pezulluar aktivitetin e tyre perkohesisht, duke shpresuar per nje rimekembje ne te ardhmen.

Sipas QKR, per gjashtemujorin e pare te vitit, numri i bizneseve qe kane pezulluar aktivitetin duke kaluar ne status pasiv eshte rritur me rreth 20 here duke shkuar ne 1144, nga 62 qe ishte nje vit me pare.

Rritje me 17 perqind ka edhe per numrin e bizneseve, te cilat dergohen ne falimentim nga gjykatat ose kreditoret. Por, fluksi i forte i mbylljeve eshte shoqeruar edhe me nje tjeter efekt negativ.

Te dhenat per tre vitet e fundit tregojne se kriza ka goditur edhe trendin normal te hapjes se bizneseve te reja.

Sipas QKR, ne gjashte muajt e pare te vitit numri i bizneseve te reja gati u pergjysmua duke arritur ne 7089 nga 13 mije qe ishin nje vit me pare dhe mbi 11 mije ne gjashtemujorin e pare te 2007-es.

Ekspertet druhen se pavaresisht permiresimeve te situates ekonomike globale, falimentimet e bizneseve mund te vazhdojne per nje kohe te gjate.

Vetem nje dite me pare BERZH publikoi nje raport mbi ecurine e ekonomise ne vendet e rajonit te Europes qendrore dhe asaj lindore, ku paralajmeron se efektet e plota te krizes dhe kostot e saj sociale do te ndihen vetem vitin e ardhshem ku papunesia do te vahzdoje te rritet dhe bizneset do te perballen me falimentime masive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA