
Kush nuk beson tek mrekullite duhet te shohe ngjarjen e ndodhur ne Melbourne te Australise ku nje femije ka rene ne shinat e metrose por ka shpetuar.
Femija ishte ne shoqerine e se emes, por pakujdesia e saj ka bere qe ai te binte ne shinat e trenit bashke me karrocen ku eshte zvarritur per rreth 30 metra. Femija ka shpetuar vetem me disa plage te lehta ne koke dhe asgje me shume.
Telekamera e sigurise ka filmuar gjithe ngjarjen ne momentin qe mamaja po priste trenin, por karroca me femijen i ikur nga duart, duke u perplasur ne binare per shkak te shpejtesise se trenit.
Ne ate moment treni po ecte me 35 km/h dhe drejtuesi nuk ka mundur te frenoje. Mrekullisht femija ka shpetuar, madje nuk eshte dashur ndihma e ambulances, pasi e ema e ka marre ne duar menjehere pas incidentit.
Top Channel