
Milionat e shpenzuara per zhvillimin e ndermarrjeve te vogla dhe te mesme (SME) do te mbikeqyren ne menyre te kujdesshme.
Kjo eshte kerkesa e leshuar nga nje grup donatoresh, me aktive ne vendin tone. Per disa vite rresht, me nismen e qeverise, institucione te huaja financiare kane leshuar kredi te buta per zhvillimin dhe zgjerimin e SME-ve. Madje tani po hartohen te tjera projekte konkrete per rritjen e ndermarrjeve private, me synim permiresimin e tyre per te konkurruar ne tregjet e huaja.
Per te kuotuar me mire ecurine e projekteve te huaja per SME-te, donatoret kane zhvilluar dje ne Tirane nje takim, ku kane marre pjese edhe zyrtare te qeverise (Ministria e Ekonomise dhe Tregtise). Ne Forumin e Donatoreve per SME-te, merrnin pjese partneret kryesore te Shqiperise, si Koperacioni Italian (Cooperazione italiana allo Sviluppo), USAID, GTZ-ja, Banka Boterore, UNDP-ja, Komiteti Europian (IU), SNV-ja etj.
Duke marre shkas nga projekti i fundit i qeverise italiane, me fond 27 milione euro ne ndihme te SME-ve, donatoret hodhen idene e ngritjes se nje strukture qe mund te koordinoje me mire projektet. I gjithe shqetesimi lidhet me ecurine e projekteve dhe me rezultatin e tyre. Idene per forcimin e monitorimit te projekteve e hodhen te paret Koperacioni Italian, duke qene se aktualisht eshte ne proces programi qe ndihmon SME-te me kredi te buta.
Ne parim te gjithe te pranishmit ne Forumin e Donatoreve per SME-te e kane pranuar nevojen e nje strategjie te re per monitorimin e projekteve. Sipas tyre, rezultati i cdo projekti (nese ecen mire apo keq, ose nese ia vlen etj.), do te ndihmonte donatorin te merrte nje vendim sa me te drejte ne projektet e tjera.
Megjithate, brenda donatoreve u tregua skepticizem sa i takon monitorimit te projekteve. Kjo per faktin se per te mesuar rezultatin e projektit kerkon kohe. Sipas GTZ-se, kredite qe u jepen ndermarrjeve te vogla dhe te mesme, e japin efektin mbi ecurine e aktivitetit privat ne forma dhe kohe te ndryshme. Ne Forumin e Donatoreve per SME-te, te zhvilluar dje ne Tirane, u diskutua ne teresi ecuria e programit strategjik te SME-ve per periudhen 2007-2009. Ne fund te takimit palet rane dakord, qe permes strategjise te miratuar nga qeveria, te punohet me shume per t’i koordinuar me mire projektet.
Eshte shume e veshtire per te mesuar me detaje shumat e akorduara nga donatoret e huaj ne drejtim te zhvillimit te ndermarrjeve te vogla. Kjo pasi cdo institucion i huaj ka punuar sipas programit te tij, pa u koordinuar me homologet e tjera. Megjithate, shifrat zyrtare nga Ministria e Financave tregojne per rreth 47 milione euro fonde, te marra kredi me interesa te buta ne ndihme te SME-ve. Shifrat zyrtare nga Ministria e Financave tregojne per rreth 47 milione euro fonde, te marra kredi ne ndihme te SME-ve
Top Channel