Shqiperia mund te kete nje rritje ekonomike relativisht te mire kete vit ne krahasim me fqinjet, por kriza do te jape efekte negative edhe ne vitin 2010, behet e ditur nga vleresimet e Bankes Europiane per Rindertim dhe Zhvillim.
BERZH-i publikoi dje vleresimin e vet per ecurine ekonomike te Europes Qendrore e Lindore dhe rriti parashikimin per rritjen ekonomike te ketij viti per vendin tone ne 3 per qind, nga 1.2 per qind qe qe vleresimi i ketij institucioni ne prill. Por, sipas BERZH-it, Shqiperia pritet te pesoje nje reduktim te metejshem te ritmit te rritjes ne vitin 2010.
Vitin e ardhshem, parashikimi eshte per rritje 1.6 per qind. Vleresimi eshte ne perkeqesim. BERZH-i vlereson ekonomite e vendeve te Europes Lindore dy here ne vit ne prill dhe tetor ne menyre te pavarur nga Fondi Monetar Nderkombetar.
Sipas BERZH-it, ekonomia shqiptare do te kete nje fat me te mire se sa pjesa tjeter e Ballkanit, kryesisht si pasoje e gjendjes se shendoshe financiare te bankave ne periudhen para krizes. Kete vit, ekonomite e Ballkanit do te kene nje renie te pergjithshme prej 6.1 per qind, ku Kosova dhe Shqiperia do te perbejne nje perjashtim, pasi do te vijojne te rriten.
“Eshte e qarte se kostoja shoqerore e krizes ekonomike boterore ka shume gjasa te ndihet teresisht vitin e ardhshem, kur falimentimet e kompanive dhe papunesia do te vijoje te rritet. Rritja ekonomike gjate viteve te ardhshme ne te gjithe rajonin e mbuluar nga BERZH-i pritet te jete me e ulet se sa ajo qe eshte perjetuar ne dekaden e fundit”, deklaroi kryeekonomisti i bankes, Erik Berglof.
Rritja ekonomike e vitit 2010, qe per te gjithe rajonin pritet te jete mesatarisht 1.5 per qind, do te vije me se shumti si pasoje e renies se thelle qe po ndodh kete vit dhe jo si pasoje e rritjes normale ekonomike, sipas BERZH-it. Faktoret qe do te kufizojne rritjen ekonomike te vitit 2010 perfshijne veshtiresite ne rikuperimin e tregjeve te eksporteve dhe ashpersimi i kushteve te kreditimit nga bankat.
Shume eksperte besojne se kriza ne ekonomine shqiptare vonohet me gjashte muaj nga pjesa tjeter e Europes, gje qe ne fakt eshte verejtur edhe ne ecurine e shume treguesve ekonomike. Keshtu, ndonese kriza dha efekte qe ne shtator te vitit te kaluar ne nivelin e te ardhurave buxhetore dhe ne treguesit e kreditimit te ekonomise, gjithsesi Shqiperia nuk vuajti shume gjate gjysmes se pare te ketij viti.
Por, te ardhurat e buxhetit te shtetit kane tendence negative. Ne tremujorin e pare u rriten me 8.1 per qind ne krahasim me vitin e kaluar, ndersa ritmi i rritjes erdhi duke u ngadalesuar deri ne gusht, kur te ardhurat u rriten me vetem 5 per qind. Importet, te cilat pasqyrojne fuqine blerese te vendit, shenuan nje renie prej 11 per qind ne gusht, nderkohe qe leku shqiptar vijoi te dobesohej gjate kesaj periudhe. Gjithsesi ka shpresa qe pjesa me e rendesishme e krizes te kete kaluar.
Top Channel