Virozat do vazhdojne deri ne shkurt

15/10/2009 09:20

Virozat e stines, gripi i zakonshem apo edhe gripi i derrave e kane nje menyre parandalimi.

Madje jo vetem nje, por disa alternativa per ta mbajtur sistemin tone imunitar te forte dhe te pergatitur per te perballuar te gjitha ato semundje qe qarkullojne e do te fluturojne deri ne fund te muajit mars ne vendin tone.

Ne fakt, sipas epidemiologeve, deri ne fund te muajit dhjetor do te kemi probleme me virozat e stines, nderkohe qe ne muajt janar, shkurt, mars parashikohet periudha e sezonit te gripit.

Paketa e keshillave te mjekeve eshte e perbere nga nje kompleksitetet masash, por me kryesorja vaksinimi.

Grupet kryesore qe duhet te bejne vaksinen jane te semuret kronike, ata qe vuajne nga diabeti, tensioni, semundjet e zemres, astma.

Po ashtu femijet, grate shtatzena, personat me imunitet te dobet duhet te marrin vaksinen.

Veç tyre, paketa e keshillave qe mjeket keshillojne eshte evitimi i ambienteve me shume njerez, sidomos per ata te cilet udhetojne shpesh dhe gjenden ne aeroporte ne te gjithe boten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA