Rriten kredite e keqija

15/10/2009 16:20

Te dhenat me te fundit zyrtare tregojne se bankat po perballen me rritje te kredive me probleme.

Sipas te dhenave te Shoqates se Bankave, pesha e kredive  jo te rregullta nga 10.2 % ne gusht te vitit 2008  per qind u rriten ne 16.7 per qind deri ne gusht te ketij vitit, kundrejt totalit te kredise.

Bankat i ndajne kredite me probleme ne kater grupe sipas rrezikut qe ato kane per te mos u kthyer me. Ne fund te gushtit kredite e keqija ku perfshihen, huate e humbura perfundimisht, ato te dyshimta dhe huate nenstandarde ishin 9.5 per qind e totalit.

Por ka edhe nje grup tjeter kredish, qe bankat i quajne kredi nenstandarde, te cilat edhe pse nuk klasifikohen si kredi te keqija kane probleme ne shlyerje dhe rrezik per t’u humbur.

 Sipas te dhenave te shoqates se bankave, huate nenstandarde arriten ne gusht ne 31.3 miliarde leke ose rreth 7.3 per qind e totalit nga 6.1 qe ishin ne gusht te 2008-es.

Grupi qe po ndihen me teper veshtiresi per te shlyer kredite jane bizneset qe sipas bankes se Shqiperise zene 63 perqind te totalit te borxhit te keq ne banka.

Nderkohe familjaret zene rreth 33 perqind  dhe pjesa tjeter prej 4  perqind e ze sektori shteteror.

Te dhenat historike tregojne se Shqiperia ka qene nje nga vendet me nivelin me te ulet te kredive me probleme ne rajon, por vitin e fundit cilesia e portofolit te kredise eshte perkeqesuar, kryesisht per shkak te krizes ekonomike, por edhe zhvleresimit te Lekut ndaj Euros, pasi me shume se 70 per qind e kredive ne Shqiperi jane ne Euro.    

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta