Rama: Te gjykohen deri ne fund Mediu e Basha

15/10/2009 13:25

Edi Rama, kryetar i opozites kerkoi gjykimin deri ne fund te dy ministrave te kabinetit qeveritar, Fatmir Mediu dhe Lulzim Basha.

Nje dite pas publikimit te progres raportit te Komisionit Europian per Shqiperine, ku permendej edhe ceshtja e Gerdecit dhe ndeshkimi i pergjegjesve te tragjedise, Rama kerkoi dorezimin para drejtesise se Mediut dhe Bashes.

“Te dy keta oborrtare duhet te gjykohen deri ne fund. Organizmat shteterore duhet te tregojne pergjegjshmerine dhe gjykojne keta persona pavaresisht statusit apo pozicionit te tyre shoqeror”, theksoi Rama.

Kreu socialist mbetet serish i vendosur, per bojkot te parlamentit deri ne transparencen e plote te zgjedhjeve te 28 qershorit.

“Vetem nje hetim parlamentar i ketyre zgjedhjeve pa standarte mund te na coje ne kuvend dhe te behemi pjese e reformave, te cilat deri me sot parlamenti nuk i ndermerr dot pa u cliruar me pare nga krimi elektoral”, u shpreh Rama.

Sipas tij, progres raporti i KE-se terhoqi vemendjen se zgjedhjet e qershorit nuk permbushen standartet qe duhet te kete nje vend aspirant per kandidat ne Bashkimin Evropian.

Top Channel