Masters Shangai, Nadal ne raundin e dyte

15/10/2009 19:40

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka arritur te munde bashkombasin e tij Tomi Robredo me rezultatin 6-1 6-4 duke siguruar kalimin per ne cerekfinalen e turneut Masters te Shangait.

Numri 2 i botes, ende nuk ka rigjetur formen e tij me te mire pas nje demtimi ne gju qe e mbajti jashte aktiviteteve per shume kohe. Pasi e ka mbyllur shpejte setin e pare, ne te dytin eshte vene disi ne veshtiresi, megjithate arriti te mbylle edhe kete set me rezultatin 6-4.

Edhe Novak Dxhokovic ka bere nje paraqitje shumet e mire ne ndeshjen ndaj gjermanit Rainer Shuetler te cilin e mundi ne dy sete me rezultatin 6-4 6-2. Dxhokovic i cili javen e ardhshme do te kaloje ne vendin e trete ne renditjen e pergjithshme me kete fitore ka mundur gjithashtu te kualifikohet per ne cerekfinalen e ketij turneu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA