Massa: Alonso, pjese e lojes se Singaporit

15/10/2009 15:00

“Alonso ishte ne dijeni te incidentit te qellimshem te Piquet ne Singapor, sepse edhe ai ishte pjese e kesaj loje”.

Me kete akuze, piloti i Ferrarit, Felipe Massa paralajmeron marredhenie te ftohta me shokun e ardhshem te skuadres, duke e ndezur polemiken ende pa u zyrtarizuar transferimi i spanjollit tek kokekuqja. Kjo fjali i ka shpetuar brazilianit gjate nje darke me gazetaret ne San Paolo. Felipe nuk e ka fshehur asnjehere se eshte skeptik ne lidhje me ate incident, madje ai ka kerkuar rekuperimin e pikeve per ate gare, cka do ta shpallte kampion bote.

Por pak ore me vone, ne nje deklarate zyrtare per faqen e Ferrarit, Massa ul tonet. “Ajo qe kam thene eshte nje mendim imi i bazuar ne ndonje element konkret. FIA thote se nuk ka asnje prove per implikimin e Alonsos dhe une e respektoj kete vendim. Natyrisht qe jam shume i merzitur per ate qe ndodhi ne Singapor, por tani ka ardhur momenti te kthejme faqe dhe te shikojme perpara. Ai episod nuk do ndikoje ne marredhenien time me Alonson kur te jemi shoke skuadre”, thekson nenkampioni i botes. 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta