
Gjykata e Shkalles se Pare ne Kurbin dhe prokuroria e rrethit nisen ceshtjen penale ne ngarkim te rektorit te kishes se Lacit, at Mikel Pellumaj.
Kleriku nga nje i dhunuar eshte kthyer ne nje i akuzuar pikerisht nga dy personat qe pak muaj me pare e rrahen ate gjate nje meshe qe po mbahej ne kishen e njohur si vend pelegrinazhi.
Per dhunim te klerikut gjykata i denoi ata me dy muaj burg, por pas daljes prej andej prokuroria ka pranuar kerkesen e pretenduar per fyerje.
Kisha katolike kerkoi ndihmen e organeve shteterore per kete rast nderkohe qe ceshtja po ndiqet me interes edhe nga perfaqesuesit diplomatike.
Historia nis me nje konflikt mes drejtuesve te kishes se Lacit te cilet thone se gjithmone jane kercenuar nga disa persona qe pretendojne pronesi toke ne territorin prane kishes ku duan te ndertojne edhe nje bar restorant per te shfrytezuar fluksin e madh te pelegrineve qe vizitojne kete kishe.
Top Channel