Gazeta ne mengjes dhe edicione qendrore lajmesh ne mbremje…Por nuk jemi me e njejta shoqeri qe perdorim vetem keto mjete per informimin tone.

Teknologjia ka ecur shume e bashke me te disa gjera kane dale ose po dalin jashte mode.

Keshtu edhe e-mail, deri me sot i mbajtur si mbreti i komunikimit dhe perhapjes se informacioneve ne rrjet, mund te dale jashte kohes, duke qene se vendin e tij po e zene me nje shpejtesi marramendese forma te tjera te komunikimit si Twitter, Facebook e rrjete te tjera sociale.

Eshte ende heret per te dekretuar vdekjen e e-mail, por te dhenat tregojne nje tendence ne renie te perdorimit te postes elektronike ne SHBA, Europe, Australi dhe Brazil. Ne te njejten kohe komunikimi neper rrjetet sociale sa vjen edhe rritet.

Cfare ka ndryshuar? Nese provon sot t’i cosh dikush nje e-mail, sidomos te rinjve, pergjigjja mund te vije pas disa ditesh…nese i dergon nje mesazh ne Facebook ose Twitter, pergjigjja do te jete e menjehershme ne rast se ata jane online, apo telefoni i tyre eshte i lidhur me internetin.

Top Channel