Bllokimi i tunelit te rruges Durres-Kukes te dielen e kaluar ka bere qe me mijera automjete te cilat e pershkonin rrugen Kukes-Tirane ne nje kohe te shkurter, t’i rikthehen aventures se veshtire te rruges se vjeter.
Kjo rruge e cila prej kohesh ka nisur te degradoje ne nisjen e stines se reshjeve ka shfaqur probleme serioze. Kjo eshte nje nga shembjet qe kerkon nderhyrje urgjente per shkak se mund te demtojne gjithe shtratin e rruges dhe te bllokojne qarkullimin.
Reshjet e diteve te fundit ne kete zone e kane bere edhe me serioze situaten. Ne shume vende rruga eshte me nje sens edhe per shkak te shembjeve anesore.
Shume pak punetore mirembajtje jane ne kete rruge fakt qe eshte evidentuar edhe nga drejtuesit e mjeteve.
Tuneli i rruges se re do te qendroje i mbyllur deri sa kompania ndertuese te zgjidhe problemet qe lidhen me levizjet e brendshme te masivit te malit. Perfundimi i shpejte i punimeve do te evitonte bllokimin e levizjes se mjeteve ne rrugen e vjeter nga reshjet e bores qe ne disa zona kane filluar
Top Channel