Withers: Shqiperia shume pak per shendetesine

14/10/2009 16:10

Shqiperia renditet nder vendet me shpenzimet publike me te uleta per fryme ne rajon, ne fushen e shendetesise.

Kete ka theksuar ambasadori amerikan ne Tirane, John Withers ne perfundim te projektit te USAID per zhvillimin e sistemit paresor shendetesor.

“Forca e sistemit shendetesor ne Shqiperi eshte po aq e madhe sa forca e sistemit gjyqesor, te ekonomise apo e shoqerise civile. Lufta kunder varferise dhe semundjeve eshte me te vertete boterore dhe pergjegjesi e cdo qeverisjeje.Me keqardhje me duhet te them se Shqiperia renditet me shpenzimet publike me te uleta per fryme ne shendetesi. Sistemet qe jane zhvilluar me programin e USAID-it ne shendetin paresor  shpresojme se do te rrisin investimet dhe shpresojme qe fondet te perdoren  ne menyre efektive  dhe te prekin njerezit ne nevoje”, u shpreh Withers.

Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili, u shpreh se tashme me funksionimin e sistemit te referimit, shendetesia do te zgjidhe nje pjese te krizes.

“Nga deshira per te shkuar ne struktura  te medha perpiqemi te harrojme sistemin paresor. Dua qe fuqia e sistemit te nise te ekuilibri i tij”, u shpreh Vasili.  

Drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana tha se ne saj te programit 6-vjecar ne bashkepunim me USAID jane evidentuar rezultate te dukshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA