Edhe pse zyrtarisht ndodhemi ne stinen e vjeshtes, temperaturat jane gati dimerore.
Sipas parashikimeve te sinoptikaneve, oret ne vijim priten qe te jene me alternime kthjellimesh dhe vranesirash, ku zonat malore do te shoqerohen me shira te dobet e afatshkurter. Ne mesditen e djeshme ka pasur nje permiresim te kushteve atmosferike, duke bere qe vranesira kalimtare dhe shira te dobet te lokalizohen ne zonat malore.
E merkura dhe e enjtja do te karakterizohen nga kthjellime dhe vranesira kalimtare, ndersa dita e premte risjell shira te dobet me karakter lokal.
Edhe fundjava do te vijoje me paqendrueshmeri te atmosferes.
Temperaturat e ajrit kane pesuar renie si ne vlerat e mengjesit dhe ne ato te mesdites se te martes. Do te kemi ulje te temperaturave edhe gjate dites se sotme, ndersa temperaturat e se enjtes dhe se premtes do te mbeten konstante. Fundjava do te sjelle nje rritje te lehte dhe graduale te temperaturave ne vend.
Sipas institutit “Meteoalb” ne klimen shqiptare, vjeshta eshte dhe stina me e pasur me shira, por ne kundershtim me kete, kjo vjeshte paraqitet e thate. Konkretisht, sipas parashikimeve te sinoptikaneve, ditet e ardhshme te tetorit, me gjithe shirat qe do te jene here pas here te pranishem, nuk do munden te realizojne sasine mujore te reshjeve te tetorit.
Ndersa situata termike, do te qendroje ne vlerat mesatare mujore te temperaturave tipike te muajit tetor. Kemi pare qe dhjetediteshi i pare i muajit rezultoi 3-4 grade me i ngrohte se nje tetor normal, por temperaturat e diteve vijuese do te bejne qe temperaturat mesatare mujore te tetorit te qendrojne “besnike” te vlerave te tyre klimatike. Per muajin nentor jane parashikuar temperatura serish me te larta se ato tipiket e nentorit po ashtu, problematike paraqitet edhe situata e reshjeve.
Nentori, ne klimen shqiptare, njihet si muaji me maksimumin e reshjeve vjetore, por ky nentor parashikohet te jete me i thate se nje nentor normal. “Duke bere nje permbledhje te te dhenave klimatike per stinen e vjeshtes dhe duke krahasuar ate me parashikimin e vjeshtes 2009 mund te themi se kjo vjeshte do te jete me e ngrohte se nje vjeshte normale, si dhe me e thate se nje vjeshte normale”, sqaroi instituti i parashikimeve “Meteoalb”.
Top Channel