Presidenti i Republikes Bamir Topi ka deklaruar nga Sllovenia, ku ndodhet per nje vizite zytare se procesi i integrimit kerkon pjesemarrje ne institucione.
Ne kete menyre Presidenti i eshte pergjigjur nje pyetje te agjensise Reuters, qe interesohej sesa e pengon integrimin europian te Shqiperise bojkoti i parlamentit nga opozita.
Sipas kreut te shtetit ceshtja e pjesemarrjes nuk ka te beje me vullnetin e Presidentit, por me vullnetin e partive. Por megjithate Presidenti Topi beson se demokracia ne Shqiperi po funksionon.
Presidenti tha se nuk beson qe politiken shqiptare te kete faktore qe te kontestojne procesin e integrimit, por procesi i integrimit kerkon pjesemarrje, kerkon bashkepunim.
Ai shtoi se roli i institucioneve te Shqiperise dhe menyra e sjelljes se institucioneve te Bashkimit Evropian do te jete e tille qe nuk do te krijohet asnje lloj pengese per anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian.
Top Channel