Rosario, i priten kembet statujes se Che Guevara-s

14/10/2009 13:45

Revolucionari argjentinas Ernesto Che Guevara mund te jete nje simbol i pelqyer ne gjithe boten por jo ne qytetin e tij te lindjes ne Rosario.

Nje grup vandalesh i kane prere kembet statujes se Che-se ne qender te qytetit. “Statuja ka nje prerje rreth 35 cm tek kembet”, shkruajne mediat lokale, duke shtuar se monumenti ne nder te revolucionarit peshon 3 ton dhe eshte ndertuar 14 muaj me pare me fondet e qytetareve.

“Nje prerje e atij lloji nuk duhet te kete qene nje pune e lehte per kedo”, shprehet perfaqesuesi i komunes se Rosario-s, Horacio Ghirardi. Ai shton se edhe pse disa qytetare nuk jane dakort me rrugen e ndjekur nga Che, statuja e tij do riparohet shume shpejt.      

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA